Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Andorrën në “Air Albania”. Sfida e fundit në kualifikueset e Botërorit 2022 do duhet të fitohet nga kuqezinjtë, për të mbajtur vendin e tretë në grupin I.
Advertisements
Shtatë lojtarë janë jashtë për kuqezinjtë, teksa mes mungesave dhe dëmtimeve trajneri Edy Reja ka skicuar titullarët e sfidës së sotme. Broja, Bare, Veseli dhe Kumbulla janë të dëmtuar, ndërsa Cikalleshi, Ismajli dhe Gjasula janë të pezulluar. Gjykon sfidën Andris Treimanis nga Letonia.
Formacionte zyrtare:
Advertisements
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Uzuni, Cekiçi, Seferi. Trajner: Edy Reja
Andorra: Gomes, San Nicolas, Llovera, Garcia, Alavedra, Cervos, Martinez, Vieira, Pujol, Alaez, Rosas. Trajner: Koldo Alvarez.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!