“Që je mashtrues dhe kopil e dimë”, banorët e “5 majit” akuza ndaj Veliajt: Je ordiner, kemi prova në telefon!

Banorët e lagjes “5 maj” në Tiranë kanë vijuar për të disatën ditë rradhazi protestën kundër prishjes së banesave të tyre, pas njoftimi të ardhur nga bashkia e Tiranës. Në shkresën e dërguar drejt banorëve u është kërkuar që të lironin banesat e tyre deri në datën 26 tetor pasi do të fillonte shembja. Ndërkohë banorët kanë rezistuar ndaj kërkese të tillë.

Advertisements

Por ankohen se rezistenca e tyre po përdoret nga kryebashkiaku Erion Veliaj për ta shfaqur si një rezistencë militantësh partiakë. Banorët ankohen se fotot e tyre po publikohen si persona të cilët nuk janë as banorë të lagjes dhe thonë se dicka e tillë nuk ishte e vërtetë.

Njëri prej banorëve, tha se kërkonin vetëm shpronesim sipas ligjit dhe dëmshpërblim me vlerën e tregut në mënyrë që të lironin banesat e tyre. Ndërsa hodhi edhe akuza gjithashtu ndaj drejtorit të legalizimeve në Tiranë në vitin 2013 deri në 2019 për të cilin tha se kishte prova ku kishte marrë edhe para nga shtetas të ndryshëm për legalizimin e shtëpive.

Advertisements

Banori:

“Që je mashtrues, hajdut dhe kopil e dimë. Na the se do jepje dëmshpërblim. E sheh këtë nënën këtu? Nuk ka qenë ushtare as në Irak e askund. Mos u merr me foto personale, është banore e kësaj lagjieje, meriton shtëpinë e vetë.

Shpronësoje këtë, ky është xhaxhai im, nëse e shpronëson vij e firmos. Ti je mashtrues ordiner. Mos u merr jo voton PS jo voton PS se nuk ka këtu cështje partie, kemi dalë për pronën tonë.

Unë kam legalizimin e shtëpisë, në vitin 2013 pas 37 kërkesave që kamë bërë. Kam edhe informata për drejtorin e legalizimeve, e kam në telefon edhe sa lekë ka marrë e kujt ja ka marrë. E kam marrë në telefon deri në momentin që ka qenë drejtor. I kam të gjitha të dokumentume se Iphone ka dicka të mirë që I regjistron këto. Kështu që mos u kapni me banorët edhe jepuni atë që ju takon.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Prek më shpejt mushkërinë, konfirmohet rasti i parë me “DELTA PLUS”
Artikulli tjetërE papritur! Semi i kthehet keq Donaldit: Po luan keq. E ke treguar veten shumë idiot