“Pse më bllokove rrugën?!”/ Theret me thikë shoferi i furgonit të shkollës

Një shofer furgoni shkolle është plagosur me thikë sot në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë.

Advertisements

Autori, i cili ende nuk është identifikuar ka arritur të largohet. Shkak i konfliktit mes tyre ka qenë bllokimi i rrugës.

Të pla gosurit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre.

Advertisements

“Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakXhemi i bën deklaratën e papritur Arbanës: Iliri është 100 mijë euroshi i Sabit, ti je…
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Përkeqësohet gjendja nga Covid në Kosovë, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë