Presidenti Meta në ceremoninë e 100-vjetorit të Luftës së Dibrës: Nuk ka gjë më të shenjtë se Pavarësia e Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë për 100 vjetorin e Luftës së Dibrës.

Advertisements

Ceremonia u mbajt në Pallatin e Kulturës në Kamëz, ndërkohë Meta u prit në takim nga kryetari i bashkisë, Rakip Suli, foto me të cilin Meta e shpërndau dhe në Facebook.

Ne postimin e tij, Meta shkruan se nuk ka gje me te shenjte sesa pavaresia e Shqiperise, duke shtuar se per arritjen e kesaj pavaresie eshte derdhur shume gjak.

Advertisements

Ilir Meta: Nder dhe kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në takimin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë.

Sot kjo ngjarje është një burim frymëzimi për të gjithë ne dhe veçanërisht për brezin e ri, që i mban gjallë traditat e të parëve dhe kujtimin e tyre të paharruar.

Një shekull më pas, burrëria, trimëria dhe heroizmi i patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, na dëshmon se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë, për të cilën është derdhur aq shumë gjak dhe janë kryer aq shumë sakrifica sublime dhe të panumërta.

I përjetshëm kujtimi i të gjithë patriotëve të Lurës dhe të Dibrës, të cilët me në krye Elez Isufin shpëtuan kufijtë e Shqipërisë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak32-vjeçari u ekzekutua në një atentat mafioz të Astiri, zbardhet dëshmia e një prej shokëve të Erigers Mihasit
Artikulli tjetër“Shih iku fare ky”/ Beniada ‘çmend’ Donaldin, e masazhon aq fort sa e bën që… (VIDEO)