Presidenti Joe Biden do t’ia transferojë pushtetin zëvëndëspresidentes Kamala Harris për një “periudhë të shkurtër kohore” pasi ai do të jetë nën ndikimin e anestrezi për një kontroll “rutinë” në Qendrën Mjekësore Walter Reed.
Advertisements
Kjo deklaratë ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë të cilët thanë ditën e sotme se presidenti ka udëhtuar në Bethesda, Maryland, për një kontroll fizik.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Biden do t’i nënshtrohet gjithashtu një kolonoskopie gjatë qëndrimit atje.
Advertisements
“Siç ishte rasti kur Presidenti George W. Bush kishte të njëjtën procedurë në 2002 dhe 2007, dhe pas procesit të përcaktuar në Kushtetutë, Presidenti Biden do t’ia transferojë pushtetin Zëvendës Presidentit për një periudhë të shkurtër kohe kur ai është nën anestezi. ”, tha Psaki. “Zëvendëspresidentja do të punojë nga zyra e saj në Ëest Ëing gjatë kësaj kohe.”, tha ajo.
Psaki shtoi se Shtëpia e Bardhë do të publikojë një përmbledhje me shkrim të gjendjes fizike të Biden të premten pasdite.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!