Politikania 52-vjeçare tepër në formë, zhvishet dhe bën ski në temperatura -20 °C (FOTO)

Anna Tereshkova, 52 vjeçe, është zëvendës-kryebashkiake e qytetit të Novosibirsk në Rusi, dhe kohët e fundit është filmuar duke rrëshkitur në dëborë vetëm me bikini, në një nga ditët më të ftohta të dimrit deri tani.

Advertisements

Politikania tentonte të nxiste publikun të “forcohej dhe të stërvitej për të ardhur në formë” por shfaqja e saj e shtrirjes në dëborë me bikini u kthye në një “buramang” pasi banorët tashmë e akuzojnë se “ka turpëruar” qytetin”.

Advertisements

Tereshkova kreu performancën e saj të guximshme në rrobabanje në temperaturë gati -20C.

Në video ajo komentonte “Kjo është Siberia! Minus 20, çfarë bukurie”, teksa rrihte kofshët e vete me shuplaka për t’u nxehur.

Zv. kryebashkiakja më pas nxiste bashkëqytetarët e saj të bënin “banjë në dëborë” pasi sipas saj ishte “mënyra më e mirë për t’u forcuar”.

Ajo vazhdonte më tej: “Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha avantazhet e Siberisë. Këtu kanë jetuar gjithmonë njerëz të shëndetshëm e të fortë. Siberianët kanë bërë ski edhe në temperatura -20C apo më ftohtë.”

Por video e saj nuk mori miratimit që ajo priste.

Votuesit e saj kanë mbushur postimin në Instagram me komente negative, duke i quajtur skenat “të neveritshme”.

“Ke gjetur një kënd të çuditshëm për kameran,” shkruante një prej tyre.

“Video të tilla nuk korrespondojnë me statusin tënd si politikane. Turp të kesh, dhe turp po na sjell në qytet”, shkruanin komentuesit.

Një tjetër shkruante: “Mësuese janë shkarkuar nga puna për imazhe të tilla, kurse zyrtarët drejtues të Novosibirsk lejohen. E neveritshme.”

Disa të tjerë impresionoheshin me aventurat e saj: “Anna, ti nuk trembesh fare nga ngricat në Siberi. Respekt…”

Kjo nuk është hera e parë që rusët zhvishen në të ftohtë ngrice.

Më parë notarë janë fotografuar duke bërë banjë në ujëra të akullta ne veri te Rusise, duke pretenduar se kjo shëron shumë sëmundje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Çfarë po ndodh? Ilir Meta bën lëvizjen urgjente
Artikulli tjetër“Ç’po ndodh këtu”/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga shtëpitë (VIDEO)