Polici shtyu drejt greminës gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin, reagon ministri

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku një efektiv policie shtyu drejt humnerës gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin, ndërsa ata ishin në vendngjarje për të marrë detaje në Qafë Mollë për rastin e ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Advertisements

“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTragjike/ 8 të vdekur dhe qindra të plagosur në koncertin e këngëtarit të njohur, mes tyre dhe një 11 vjeçar (video)
Artikulli tjetër“Polic je ti ore? Çfarë je ti? Debil” Momenti kur gazetarja Anila Hoxha shtyhet drejt greminës nga policia (VIDEO)