Kryeministri Edi Rama ka vazhduar replikat me Kreun e PD-së Lulzim Basha në seancën e sotme plenare. Duke iu përgjigjur të akuzave të ngritura nga Basha, kryeministri tha se kreu i PD-së kërkon që të hyjë në zemrat shqiptarëve, por kjo sipas tij s’ka për të ndodhur kurrë.
Advertisements
Më tej Rama pranoi audio-përgjimin dhe iu drejtua Bashës duke thënë se ajo ishte një bisedë private dhe jo publike, duke shtuar se në biseda private njeriut dhe mund t’i shkasë gjuha.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Advertisements
Si mos ta përsëris unë që luli i merr shifrat si balokë tauka. Lulzimi i merr shifrat dhe lexon raportin transparence internaltional të 2016, dhe zonja Tabaku deklaratën që është paditur e ka bërë në tetor të 2018, Lulzim. Ti the poo punon fort që të më rrëzosh mua. Minimumi i punës që bën një drejtues, sepse të të them lider është të shpërdoroj konceptin, ti nuk përgatietsh kur flet por rri si nëkafe, zgjat veshin nga një krah në tjetrin dhe flet këtu pastaj.The se shteti ka filluar që të paguajë becchetin, por ku, si? E kuptoj pse e thua, se ti nuk mund të futesh në zemrat e shqiptarëve dhe atje ku të futën, të tjerët po të nxjerrin. Shqiptarët e kanë politikën sport dhe e ndjejnë me hundë se kush e ka me të vërtetë. Askund nuk po paguhet Beccheti. Ata pqrpiqen por ti aq mban dhe të bien rrugës. Shqiptarët e kanë politikën sport kombëtar dhe në këtë lloj sporti i ndjejnë lojtarët me hundë, s’kanë nevojë të rrinë gjatë sepse ndiejnë me hundë se kush e ka më vërte dhe kush jo. Si mund të dalë një drejtues në foltoren e parlamentit dhe para popullit të shprehet thonë se, po këtë kush ta tha.
Për ty kthyer te arsyeja se pse u krijua kjo. Edhe këtu fole për një usta, ma referove mua ustain. Në fakt ai është ustai yt dhe mbetet ustai yt dhe ti je një çirak i tij. Ndryshe nga ustai që e bënte me ipad komunikimin ti e bërë me iphone. Ty iphoni do të të mbete shpresoj uroj. E di pse , për të njëjtët aryse që ta kam thënë. Se po qe puna për të zgjedhur mes 2 të këqijave njerëzit zgjedhin origjinalin jo kopjen se ajo që bëre ti këtu ndryshon vetëm zëri, për mua që iu shoh nga pas ndryshonte statura, nga flokëve nga pas ishte njësoj për shkak të të hedhur përpjetë. Fjalori sadist kriminelët me të cilët ke ngrënë janë në dhe, merr qetësues para se të vish në sallë, po ku e di ti, e ke dëgjuar nga ustai. Të janë vrarë ortakët me antitank kur ishe në bashki, ku e di ti? E ke dëgjuar nga ustai, e të tjera, njësoj si ustai, por me një ndryshim, se nuk je ustai, as kopje jo.
Unë nuk jam i rënë nga qielli, nëse këtu ka një burrë që të më thotë që asnjëherë në jetën e tij në komunikim privat nuk e ka parë gjuhën ti shkasë me atë fjalë që unë përmenda, cou ti i pari dhe thuaj që në komunikim privat nuk të ka shkarë gjuha tek një fjalë që ti kujtohesh që nxore fotografinë lakuriq dhe mua shqiptarët mu afruan më shumë. Ai është përgjim. Ti nuk je vetja, je shëmbëlltyra e atij ustai por nuk e gjete rrugën për t’u larguar nga ai duke më sfiduar mua dhe kundërshtarët politik dhe jo duke u gëdhirë në majë. Ustain tënd unë nuk e kam pasur ndonjëherë mik, por ske dëgjuar të them është armiku ynë i përbashkët, është nga ato shprehjet e enverizmit që i kanë ngelur në gjuhë ustait.
Pentagramit i ka ikur ustait dhe duket mirë kur argumenton, është cështje e mikraocipit, hiqe mikrocitin se na turpërove gjithve me ato që fole sot këtu, fole për fjalorin banal, për cilin për përgjigje. Kujtove se do të thoja sjam unë? Ajo ka kohë që ka dalë nga një media, po hapni gjyqe me vetveten, aty ka filluar një luftë hiojesh për të dalë në dritë. Aty jeni të gjithë ju si hijet që duan të dalin në djellë ndërkohë kanë 30 vite që përvëloheni.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!