Gatimi i një çokollatë ka sjellë debat të nxehtë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip” në Top Channel.
Advertisements
Monika dhe Einxhel kanë degraduar deri në ofendime mes tyre, ndërsa u sqaruan mbrëmjen e kësaj të marte.
Advertisements
“I thashë lëre se këtë gjë do ta bëjë Semi se ka shprehur dëshirën, filloi duke bërtitur, filloi debate ashtu siç ka dëshirë për të qenë protagoniste. Më vjen zor se kam pasur mendimin më pozitiv dhe se di pse është në këtë pikë, e gjitha ishte të lutem lere për punën e Semit”, tha Monika.
“Unë i thashë hajde e shpikim një çokollatë dhe doja të bënim diçka nise dhe të kalonim mirë. Lëre Semin ta bëjë vetë, më thoshte, vinte më kapte. I thashë lëre se të dyja e nisëm. Nëse do të ishte një gjë kaq e madhe. E pashë që Semi ishte e nervozuar dhe i shkova pas, i thashë më lër, shih punën tënde”, tha Einxhel.
“Më kishte kapur një gjendje, unë mendoj se ishte një keqkuptim i gocave, por Monika nuk e dëgjoi faktin që ne do ta bënim këtë gjë. I thashë më prit, por kur dola dhe e pashë që kishte filluar”, sipas Semit.
Ky debat ka sjellë edhe reagimin e Arjolës.
“Semi i ka thënë më lër ta bëj vetë, të lutem mos prek asgjë pa dalë unë”, tha aktorja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!