Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë në Itali, ku një shtetas polak i quajtur Mirko Tomkow 44 vjeç u arratis nga spitali Covid dhe shkoi në shtëpi dhe vr au djalin e tij 10 vjeç me th ikë, të cilin e kishte me një grua shqiptare. Mësohet se Tomkoë kishte si objektiv edhe ish-bashkëshorten e tij Mariola dhe t’i vinte flakën shtëpisë.
Advertisements
Hetimet e karabinierëve vazhdojnë, të koordinuara nga kryeprokurori Paolo Auriemma dhe Stefano D’Arma, për të rindërtuar atë që ndodhi në atë shtëpi nga ora 13.30 deri në 15.30 të martën e kaluar. Autori është arrestuar ndërsa nëna e 10-vjeçarit ndodhet në spital në gjendje shoku pas humbjes së djalit, të cilin e gjeti pajetë dhe të gjakosur.
Marrëdhënia e polakut me ish-gruan shqiptare ka qenë konflikutale dhe pas lidhjes ai e ka keqtrajtuar. Per këtë arsye Mariola ishte pajisur me urdhër-mbrojtje në shtator të këtij viti. Situata agravoi dhe në mes të tetorit polaku tentoi të v rasë veten. Madje ai i kishte dërguar kunatës së tij një foto me lakun në qafë, por ishte ndërhyrja e shpejtë e karabinierëvë që bënë të mundur shpëtimin e tij.
Advertisements
Pasi u ndalua ai rezultoi pozitiv për Covid dhe kaloi 21 ditë në karantinë në një hotel në Romë. Ka dyshime se pikërisht gjatë kësaj faze ai ka planifikuar edhe kr imin ma kabër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!