129 pasagjerë në tragetin që duhej të ankorohej në Portin e Vlorës kanë përjetuar ankth të vërtetë pasi qëndruan mes dallgëve për 6 orë për shkak të motit të keq.
Advertisements
Ndërkaq pasagjerët kanë thënë se janë trembur dhe pritja ka qenë shumë e vështirë për ta.
Sipas një pasagjeri për shkak të frikës dhe panikut ka pasur dhe persona që u ka rënë të fikët dhe nuk ka pasur një mjek që të kujdeset për ta.
Advertisements
“Kemi pritur mbi 6 orë, për faj të një kabulli apo një teli që u shkëput. Anija pavarësisht se pati vetëm një problem të vogël iku në Sazan dhe në Karaburun. Ne s’kemi pas asnjë njoftim zyrtar, por sipas rregullave që ishin aty ne u bazuam te ato, dhe pse ishte vërtet një udhëtim shumë i vështirë. Në kushte të tilla ne nuk duhet që të vijojmë me probleme të tilla, standardi i kushteve ishte për të dëshiruar pasi aty nuk kishte një mjek dhe kishte pasagjerë të sëmurë që u binte të fikët”, ka thënë pasagjeri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!