Paralajmërimi i frikshëm i ministrit gjerman: “Shumica e njerzëve duhet të vaksinohen ose do të vdesin brenda disa muajsh!”

Shumica e gjermanëve do të “vaksinohen, kurohen ose do të vdesin” nga Covid-19 brenda disa muajsh.

Advertisements

Kështu ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn të hënën teksa u kërkoi më shumë qytetarëve që të merrnin vaksinën.
“Ndoshta deri në fund të këtij dimri, siç thuhet ndonjëherë në mënyrë cinike, pothuajse të gjithë në Gjermani do të vaksinohen, kurohen ose vdesin”, ka thënë Spahn, duke fajësuar “variantin shumë ngjitës Delta”.

“Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë kaq urgjentisht vaksinimin”, shtoi ai.

Advertisements

Ndërkohë kancelarja gjermane në largim Angela Merkel tha të hënën se vendi nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar një valë në rritje të infeksioneve me coronavirus, pasi profesionistët mjekësorë paralajmëruan se spitalet në disa rajone tashmë po luftonin me mbingarkesë.
“Ne kemi një situatë shumë dramatike. Masat e vendosura aktualisht nuk janë të mjaftueshme”, tha Merkel, sipas burimeve nga një takim i udhëheqjes së partisë në Berlin.

“Ne kemi një situatë që tejkalon çdo gjë që kemi parë më parë”, citohet ajo.

Sipas saj, kufizimet aktuale për personat e pavaksinuar nuk do të jenë të mjaftueshme për të frenuar përhapjen e virusit. Merkel vuri në dukje numrin e rasteve të reja, i cili po dyfishohet çdo 12 ditë në vend.

Por pavarësisht urgjencës së situatës, qeveria e Merkelit është frenuar nga ndërmarrja e çdo veprimi drastik për faktin se ajo po vepron në një rol kujdestar që nga zgjedhjet në shtator.

Konservatorët e saj humbën zgjedhjet dhe partnerët e tyre socialdemokratë po negociojnë aktualisht për të nisur një koalicion të ri me të Gjelbrit dhe FDP.

Të hënën, zëdhënësi i Merkelit tha se koalicioni në largim nuk do të marrë një vendim nëse do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin në Gjermani – një temë jashtëzakonisht e diskutueshme dhe diçka që Merkel dhe politikanë të tjerë e kishin përjashtuar vazhdimisht.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mu lut me lot në sy të anuloja protestën e 8 qershorit, e dinte që do të degjeneronte…”/ Meta ‘sulmon’ Bashën
Artikulli tjetërTragjike/ 28-vjeçari shqiptar ndërron jetë në vend pasi bie nga maja e ‘Monumentit të Detarit’