Pacienti “zero” në Itali, duket se ka sjellë sërish në vend variantin e ri të koronavirsit, të quajtur Omicron.
Advertisements
Inxhinieri i një kompanie shumëkombëshe, besohet se e ka marrë virusin në një udhëtim në Afrikën e Jugut dhe kur është kthyer në Itali, ka infektuar me këtë variant edhe familjarët. Kjo konfirmohet nga meidat italiane.
Të katër pacientët nuk kanë simptoma të rënduara, pasi raportohet se janë të vaksinuar me 2 doza të vaksinës dhe ishin në pritje të dozës së tretë.
Advertisements
Si masë paraprake, dy klasat e shkollës fillore ku frekuentonin fëmijët u vendosën në izolim, ku deri më tani nuk ka pasur asnjë infeksion tjetër pas dy serive të testeve.
Ndërsa, pritet të testohen 133 pasagjerët e fluturimit nga Afrika e Jugut.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!