Situata vazhdon të tensionohet mes dy shteteve të fuqishme. Pas kufijve tokësorë, tashmë konflikti midis Rusisë dhe vendeve perëndimore po shfaqet edhe në hapësirë. Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër vendimin rus që dje ka shkatërruar me anë të një rakete një satelit të vjetër të epokës sovjetike në orbitë, rreth 420 kilometra nga Toka.
Advertisements
Departamenti i Shtetit e ka cilësuar aktin si një akt “i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm, që tregon se si të gjitha përpjekjet për të kundërshtuar militarizimin e hapësirës nga Rusia, është thjesht hipokrizi. Po punojmë me aleatët tonë për t’iu përgjigjur këtij akti”.
Sateliti spiun i shkatërruar quhej Kosmos 1408, i hedhur në hapësirë në vitin 1982 nga Bashkimi Sovjetik, dhe që prej kohësh, të paktën zyrtarisht, nuk funksiononte më.
Advertisements
Pesha e tij prej një tonelate u shpërbë në pak çaste, duke lënë sipas NASA mijëra copëza që mund të rrezikojnë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) , ku ndodhen për momentin 4 astronautë amerikanë, një gjerman dhe dy rusë, raporton A2news.
“Është e paimagjinueshme se si me historinë e saj të gjatë në këtë fushë, Rusia mund të mendojë të rrezikojë jo vetëm partnerët amerikanë të ISS, por edhe vetë astronautët e saj”, deklaroi administratori i NASA, Bill Nelson.
Vendet që kanë teknologjinë për të shkatërruar satelitët me raketë, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina dhe India, por kur një akt i tillë ndodh, protestat janë gjithmonë të mëdha, për shkak të ndotjes së madhe që shkakton në hapësirë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!