Fifi ka zgjedhur të flasë me Granitin mbi marrëdhënien e saj me Semin. Ajo tregoi se dy këngëtaret kanë bashkëpunuar në një festival dhe se e ka ndihmuar Semin, kur nuk ishte në kohën e saj më të mirë.
Advertisements
Fifi tregoi se asokohe Semi nuk hante, por jetonte vetëm me cigare dhe alkool dhe se ajo i ka qëndruar pranë.
Advertisements
“Ishin në festival bashkë, Semi ka qenë shumë keq. Kishte muaj që nuk hante, por jetonte vetëm me cigare dhe alkool. Ishte shumë e mbyllur në vetvete, rrinte gjithë kohës vetëm. Isha unë ajo që i qëndrova pranë, e mora në shtëpi, e merrja kudo me vete nëpër koncerte. Në fund ajo nuk më tha asnjë faleminderit. Më shkruante pafund më pas por unë nuk i ktheja më përgjigje. Pak para se të hynim këtu i bëmë block njëra-tjetrës”, tha Fifi.
Gjithashtu ajo shtoi se konfliktet e shpeshta mes tyre në shtëpi i janë dukur se ishin të shkaktuara nga përplasjet e tyre jashtë shtëpisë.
“Nuk kam pasur asgjë me ty, por çdo gjë që ka ndodhur në shtëpi më është dukur se bëhej për hakmarrje nga konflikti jashtë”, i tha Fifi-Granitit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!