Një tragjedi familjare ka dalë në dritë nga ndërhyrja e policisë greke mbrëmjen e kësaj të diele në Mecovo. Një 61-vjeçare u gjet e pajetë pranë nënës së saj të moshuar, e cila prej tre ditësh nuk kishte njoftuar askënd për humbjen e vajzës së saj.
Advertisements
Policia ka mbërritur në shtëpi, pas komunikimit telefonik të djalit të familjes me fqinjët, i cili duke qenë se ndodhet jashtë vendit nuk kishte mundur dot të komunikonte me familjarët e tij.
Autopsia pritet të zbardhë vdekjen e 61-vjeçares, ndërkohë që nëna e saj 92-vjeçare, e cila po përballet me një problem shëndetësor, është transportuar në spital me autoambulancë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!