Presidenti Ilir Meta ka reaguar i shqetesuar per ngjarjen ma kabre qe tro nditi Shqiperine nje dite me pare ne Fier.
Advertisements
“Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi.
Kr imi mak abër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale.
Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje trond itëse për ngjarjen dhe ta dënojnë atë.
Advertisements
Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar hetimin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në kr im, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vuajtjes së dëni mit, nuk ka funksionuar.
Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo.
Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dhembjen!”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!