Këtë mbrëmje në ekranin e Tv Klan nisi “Love Story 2”. Ndryshe nga sezoni i parë, në këtë sezon janë dy vajza dhe dy djem në fron, të cilët synojnë të gjejnë dashurinë në mesin e konkurrentëve.
Advertisements
Dy vajzat e fronit janë Daniala Shima dhe Dea Vieri (Lexo këtu), ndërsa pretendentët për t’iu fituar zemrën janë:
Advertisements
1.Albion Zhegrova: Unë quhem Albion Zhegrova. Vij nga Prishtina. Pasioni im është modelingu që merrem prej disa vitesh dhe në “Love Story kam ardhur për një eksperiencë të re dhe po ashtu pse jo të gjej dashurinë në televizion që më duket shumë interesante.
2.Algert Beraj: Un jam Algert Beraj, një djalë nga Tropoja që lufton për ëndrrat e tij. Përsa i përket karakterit tim mund të them se kam një karakter të fortë dhe sfidat nuk më trembin.
3.Andi Ahmeti: Unë jam Andi Ahmeti vij nga Saranda dhe jam i angazhuar në turizëm si menaxher i hotelit të familjes. Më pëlqen noti dhe zhytja. Arsyeja pse që gjendem në “Love Story” është për t’i provuar vetes se edhe unë kam ndjenja dashurie.
4.Bajron Laro: Quhem Bajron, vij nga Italia, kam studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikë në Firenze. Pasioni im është fotografia. Arsyeja pse ndodhem në “Love Story” është për të gjetur të kundërtën time tërheqëse.
5.Eni Tare: Unë jam Eni Tare. Pasionet e mia janë aktivitetet fizike, sportive dhe modeling. Arma ime e fortë është sinqeriteti dhe buzëqeshja. Më pëlqen që të sfidoj veten dhe mendoj se “Love Story” do të jetë sfida më e bukur e jetës time.
6.Ermir Zeneli: Jam Ermir Zeneli. Kam studiuar 8 vite për koreografi. E dashuroj artin dhe të bukurën. Jam person shumë i qetë, besnik dhe e di mirë se çfarë dua.
7.Franko Marashi: Jam Frank Marashi. Prej disa vitesh menaxhoj një biznes familjar. Pasionet e mia janë sporti dhe muzika. Dua të jem pjesë e këtij programi për të përjetuar emocione të veçanta.
8.Met Xhani: Unë jam Met Xhani vij nga Kavaja. Ushtroj profesionin si bodigard. Me mua në kast vajzat do të jenë në duart të sigurta. “Love Story” për mua është një sfidë në vete dhe pse jo për të gjetur dashurinë aty brenda.
9.Rei: Quhem Rei. Vij nga Tirana. Prej vitesh luaj basketboll. Në “Love Story” kam ardhur për të gjetur dashurinë dhe për të kaluar një eksperiencë sa më të bukur.
10.Serxhani: Quhem Serxhan, vij nga Stambolli. Prej disa vitesh jetoj në Tiranë. Pasioni im më i madh është modeling. Kma ardhur në “Love Story” për një eksperiencë të re dhe për të gjetur sevdanë e jetës.
11. Viljen Pjetri: Jam Viljen Pjetri, vij nga Lezha. Pasioni im është aktrimi. Po vij në “Love Story” për një eksperiencë televizive dhe pse jo për të gjetur dashurinë që nuk e kam gjetur akoma.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!