Kosova bën gjestin ‘prekës’ për viktimat e tragjedisë në Bullgari, ja çfarë do ndodhë nesër

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë vendim që të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi për viktimat e Maqedonisë së Veriut që vdiqën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Advertisements

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur 45 persona në mesin e të cilëve ishin edhe 12 fëmijë.

Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët po ktheheshin pas një udhëtimi turistik në Stamboll.

Advertisements

Aksidenti është konsideruar si më i rëndi në të gjithë Europën në 10 vitet e fundit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrënqethëse/ I mbijetuari nga tragjedia në Bullgari rrëfen momentet e betejës me flakët: “Shoferin e zuri gjumi”
Artikulli tjetërE trishtë/ Prezantuesja e lajmeve shpërthen në lot teksa jep lajmin për aksidentin tragjik