Ekonomisti Italian Fabio Petruzela ka verifikuar në Tiranë nëse 18 milionë euro kishin kaluar në llogarinë bankare në Shqipëri. Në përgjimet e Antimafias ai flet edhe për ryshfete që do ti jepeshin ministrave, por dhe për sigurinë që kishte se shuma do të qarkullonte normalisht në sistem.
Advertisements
Në dosjen hetimore të Antimafias italiane nuk flitet vetëm për përfshirjen e zëvendëskryeministrit, por po ashtu në përgjimet e prokurorisë italiane janë regjistruar edhe premtime për dhënie të shumave të mëdha për ministrat.
Dosja hetimore e Antimafias Italiane të Palermos për sekuestrimin e 18 milionë eurove zbardh një tjetër bisedë të zhvilluar më datë 29 shtator 2021 mes ekonomistit italian Fabio Petruzello e partneres së tij Marina, e një ditë pas kthimit të tij nga një udhëtim në Shqipëri.
Advertisements
Vonesa e transferimit të parave kishte bërë që ekonomisti italian të kishte dyshime mbi ruajtjen e tyre në llogarinë bankare në Tiranë.
“Me gjithë mbrojtjen e Tacit, shkruan antimafia italiane, partnerja e tij Marina Tizzi kishte dyshimin se e gjithë vonesa e transferimit të parave ishte një mashtrim.”
Në bisedën e datës 27 shtator 2021, Fabio Petruzella informon partneren e saj se të nesërmen do të niset në Shqipëri për të verifikuar personalisht ekzistencën e parave në bankën në Tiranë e transferimin e tyre..
Fabio: Atëherë nesër është dita e madhe.
Marina: Pra do e bëjnë?
Fabio: Po.
Marina: Je i sigurt?
Fabio: Si vdekja, ndryshe nuk ka pse të shkoj..
Marina: Po gjëja nesër?
Fabio: I kam sytë xixa.
Marina: Po gjëja e nesërme ma shpjego pak çfarë ndodhi?
Fabio: Trasha zërin meqë nesër do të kenë dekretin, apo jo e deri në mesditë asgjë. Atëherë telefona Artur. E i thashë dëgjo se kam bërë biletën. E filloj të qeshte. A të thashë se do të të them unë, më thotë, por hajde e qetësohu. Me pas telefonave Rezart sepse po bën operacione delikate jashtë e më mori ai më pas e më tha: Më fal, nuk është se nuk dua të të përgjigjem, por jam lëmsh.
Siç nënvizon dhe Prokuroria e Antimafias së Palermos, për të komnikuar me njërit-tjetrin personat e përfshirë në këtë histori përdornin sisteme komunikuese të pamundshme për t’u përgjuar si Sinjal, Token, WhatsApp etj
Marina: E ti nesër ku je?
Fabio: Shqipëri, Mal i Zi dy orë rrugë janë me makinë, kuptove, dy orë vajtje e dy orë kthim. Nuk mendoj se janë aq trapa. Shkuan deri atje, dhe për lekët që do u jepen ministrave e gjërat e tjera që i kam unë. Është problem lekësh, i kanë kërkuar një thes me lekë. Rezarti është shumë i nervozuar. Të paktën 1 milionë.
Në orën 8.30 datë 28 shtator 2021 Fabio Petruzello kishte udhëtuar nga Milano drejt Tiranës me kompaninë ajrore Ëiz Air për të verifikuar personalisht nëse shuma prej 18 milionë e 399 mijë euro është në llogarinë bankare të Francesco Zummo, i cili e kishte pajisur me një prokurë të posaçme për të përdodur llogarinë e tij bankare në Tiranë.
Biseda mes Fabio Petruzella e partneres Marina zhvillohet sapo ai ka mbërritur në Itali nga udhëtimi në Tiranë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!