“Nëse e krahasoj me Ramën, Nanon apo Bashën, Berisha është shumë lart”- Nard Ndoka: Ja ku dallon ish-kryeministri me kreun e PD-së. Njëri është politikan i ftohtë, tjetri…

Politikani i njohur Nard Ndoka foli mbi karrierën e tij politike dhe jetën gjatë intervistës në programin “Dola te Ola” në “News 24”.

Advertisements

Ndoka tha se pret të bashkëpunojë me Berishën kur të jetë në krye të PD, duke u shprehur se ish-kryeministri qëndron më lart nëse krahasohet me Nanon, Ramën apo Bashën.

Ndoka tha se Berisha është një politikan i ngrohtë që të krijon hapësirën, ndërsa Basha një politikan i ftohtë dhe shpesh i pavëmendshëm në bisedë.

Advertisements

“Berisha të krijon hapësirën. Basha është një politikan i ftohtë. Është i pavëmendshëm, të shikon por mendjen e ka diku tjetër, nuk të jep ndjesinë që i përthith ato që thua. Është i ftohtë në aspektin politik dhe njerëzor. Berishës në momentin që e takon dhe i jep dorën të fut në atmosferën e tij. Basha nuk është njeri që mban fjalën, harron cfarë ka thënë, janë mangësi të karakterit, të një lideri. Edhe me Bashën kam krijuar momente interesante, të mira, njihem familjarisht me z.Basha.

Nuk e kam të domosdoshme pozicionimin. I kam ndjekur me vëmendje. Jam themelues i PD dhe më dhëmb ajo pjesë. Shoh që sot e drejta anon në masën 95 për qind te Sali Berisha, në aspektin politik, qëndrueshmërisë, të drejtët, të statut. Është shpallur edhe Mandela non grata nga DASH. E njoh në politike prej disa vitesh, Sali Berisha nuk është simbol i korrupsionit, është ndër politikanët me të ndershëm që ka pasur politika shqiptare. Nuk ka qen peng i bandave, nuk është ulur me oligarkët. Kur krahasoj me Nanon, Ramën, apo Bashën, Berisha qëndron shumë më lart tyre. Pres dhe dëshiroj që Berisha të bëhet kryetar i PD, i ka të gjitha shanset, ka mbështetjen e bazës së PD. Nuk i them nga dëshira por janë të certifikura”, tha Ndoka.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të kam jetën borxh”, Stresi në zi, humb personin e shtrenjtë të familjes
Artikulli tjetërSi i vodhën hajdutët 10 mijë euro në vetëm 90 sekonda brenda furrës së bukës