“Në lokal nuk kishte krevat”/ Nipi iu arrestua si tutor i të miturës, flet xhaxhai tij

Krimi me të miturit duket se po rritet dita ditës. Rastet që po zbulohen nga policia janë të frikshme. I fundit vjen nga qyteti i Sarandës, aty ku një vajzë 13-vjeçare është shfrytëzuar seksualisht për rreth 3 muaj nga një 62 vjeçar, Stefan Koloi.

Advertisements

Ky i fundit e mori vajzën nga familja e tij duke shfrytëzuar gjendjen e tyre, skamjen ekonomike dhe duke joshur vajzën me para, dhurata dhe të mira materiale.

Adoleshentja është joshur dhe ka rënë pre e shfrytëzimit të Koloit. Ky i fundit i gjente klientët, madje dhe i jepte herë pas here para. Ai e shfrytëzonte të miturën në lokalin e tij të kthyer në një vend pro*titucioni.

Advertisements

Kryeinspektori i Policisë Kufitare, Petraq Raku (63 vjeç), u ka në flagrancë nga policia duke abuzuar me vajzën dhe u arrestua nga uniformat blu.

Për mikrofonin e “Shqipëria Live” ka folur xhaxhai i Koloit, i cili ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër nipit të tij.

“Ishte kurth, nuk merrej me prostitucion. Lokalin kishte kohë që kishte mbyllur. Vijnë që nga shkodran e punojnë këtu. Lokalin nuk e përdorte, e ka bërë për klub. Ka 10 vjet që e ka bërë. Ka krevate aty për pro*tituta? Nuk ka asgjë. Ka një dhomë që ai rri vetë aty. Ai nga ky vend këtu nuk lëvizte fare. Ka një grua, 60-vjeçare grua. Fajin e kanë ata që e kanë lënë atë 13-vjeçare ashtu”, tha xhaxhai i tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSanatoriumi është mbushur plot me pacientë që vuajnë simptoma të ndryshme, ja pasojat që lë pas Covid-19
Artikulli tjetërNuk ndalen lotët në “Big Brother VIP”/ Një banore ‘shpërthen’ në të qara, ja arsyeja (VIDEO)