Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Përgjatë vijës bregdetare hera-herës vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Advertisements
Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era do të fryjë nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek. Ndërsa përgjatë brigjeve të Jonit era do të fitojë shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë në brigjet e Jonit.
Advertisements
Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat minimale dhe pa ndryshime në vlerat maksimale:
– në zona malore 2 deri 13°C
– në zona e ulëta 5 deri 20 °C
– në zona bregdetare 8 deri 20 °C
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!