Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH Sh.A, ka bërë me dije se moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes në disa zona të kryqytetit.
Advertisements
Mësohet se pa energji elektrike kanë mbetur disa zona të vendit si: rruga “Tish Daia”, zona pranë Kopshtit Botanik, Kodra Diellit, Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, Rruga “Gjovalin Gjadri”, Rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Déshmorët” pranë KMY, ,Biznese private brenda territorit të Ish “Misto Mame”, Shkallë, Shupal, ShënGjergj, ZallBastar, Shënmëri.
Puntorët e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të problemeve dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Advertisements
Njoftimi I plotë:
Njoftim për abonentët #Tiranë
Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive, në rrjetin e shpërndarjes në Tiranë janë shfaqur problematika ku konkretisht ka mbetur pa energji NST Qafë Mollë si dhe është stakuar çelësi 20 kV i transformatorit në NST Selitë.
Aktualisht pa energji janë zonat:
Rruga “Tish Daia”, zona pranë Kopshtit Botanik, Kodra Diellit, Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, Rruga “Gjovalin Gjadri”, Rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Déshmorët” pranë KMY, ,Biznese private brenda territorit të Ish “Misto Mame”, Shkallë, Shupal, ShënGjergj, ZallBastar, Shënmëri.
Brigadat e avarisë së OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të avarive dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!