Moti bën kthesën drastike, ja çfarë na pret ditën e mërkurë

Temperaturat kanë filluar të ulen dhe një qendër ciklonike e pasur me lagështi gjendet në Itali. Gjatë mbrëmjes pritet të qendra ciklonike nga Italia të kalojë përmes territoreve tona në drejtim të lindjes. Si pasojë pritet të ketë intensifikim të reshjeve, fuqizim të erërave veriore dhe ulje e temperaturave dhe pritet që reshje bore të ketë në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës. Në përgjithësi priten reshje bore ,por nuk duhet pritur ende reshje të mëdha dhe të qëndrueshme bore nëpër ultësira.

Advertisements

Pra, nata e sotme pritet të jetë mjaft atraktive dhe dinamike për dashamirët dhe entuziastët e reshjeve të borës anekënd Republikës së Kosovës, viseve kontientale të Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.

Të martën pritet të kemi mot të ftohtë dimëror me reshje lokale bore në mëngjes dhe paradite. Reshjet pritet të pushojnë dhe për të pasuar kthjellim të pjesshëm të motit, ku pastaj pritet edhe acar sidomos në ato vise ku pritet kthjellim i plotë i motit.

Advertisements

Nga e mërkura menjëherë rritje e temperaturave dhe erëra jugore. Na pret mot mjaft dinamik edhe ditëve të ardshme./MeteoBallkan

 

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPuthjet e përqafimet e Donaldit me Beatriksin, Bora merr vendimin e papritur
Artikulli tjetër‘Çfarë ndjen për Donaldin?’, ja si përgjigjet Beatrixi