Misteri i tragjedisë/ Reagon “pasagjeri i tetë” që nuk gjendej: Gabimisht më futën në listë…

Shadi Nauf al-Sadeh, “udhëtari misterioz” me origjinë arabe, i cili ishte në listën e të mbijetuarve në një spital në Sofje, u shfaq në mediat bullgare duke thënë se nuk ka lidhje me aksidentin tragjik dhe se gabimisht është futur në listë.

Advertisements

Al-Sadeh, një shtetas bullgar, tha se ishte në spitalin Pirogov sepse i ishte thyer krahu dhe nuk e dinte pse ishte shkruar emri i tij në listën e personave që ishin pjesë e aksidentit të autobusit, raportoi televizioni publik bullgar BNT.

Të shtunën, ai u shtrua në departamentin e traumës së spitalit me një thyerje të krahut.

Advertisements

Konfuzioni mbi emrin e Shadi al-Saleh në listë ka ndezur shumë spekulime se kush ishte “pasagjeri i tetë” misterioz që i mbijetoi përplasjes.

Djali i njërit prej shoferëve të autobusit, kishte thënë se ka parë emrin e al-Saleh të shkruar pranë emrave të të mbijetuarve të tjerë.

Sipas BNT, gabimi ka ndodhur në spitalin “Pirogov”, sepse ka pasur mospërputhje mes listës së të lënduarve në aksident dhe listës së pjesëmarrësve në udhëtimin e kompanisë turistike maqedonase.

Ky konfuzion ka lindur pasi në konferencën për media të Prokurorisë Publike Bullgare u tha se nga autobusi u nxorrën 44 trupa, ndërsa 8 nga udhëtarë mbijetuan. Më parë ishte raportuar se në aksident kishin vdekur 45 udhëtarë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSemi rrëfen fëmijërinë e veshtirë,”Nuk kishim kokërr leku”
Artikulli tjetërTërmeti i fortë me magnitudë 6.1 godet rajonin kufitar, ja epiqendra