Dhu na dhe bu llizmi vazhdon të mbeten prezente në shkolla. Eralba Sejdini 13-vjeçe nxënëse Emin Duraku ka një histori të dhimbshme për të ndarë.
Advertisements
‘Ndodhi një incident me evajzat e klasës paralele të 8. Ishim në tualetin e shkollës, hodha një batutë filluan të më kër cënonin edhe unë reagova. Pastaj njëra prej tyre më kapi prej flokësh e më uli përtokë. Vajza e drejtoreshës ishte aty, por nuk shkoi t’i tregonte të ëmës që të merreshin masa.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur të hënën e shkuar, Eralba ndihet e pasigurt në ambientet e shkollës.
Advertisements
Ndërkaq e ëma e Eralbës ngre shqetësimin se nuk është lajmëruar nga drejtoresha e shkollës në momentin e zënkës por takimi me prindërit e vajzave të përfshira në konflikt është zhvilluar një ditë më pas, teksa mungonte prindi i vajzës që kishte ushtruar dhunë.
Në mesazh drejtoresha Etilda Muhaj i thotë Azete Sejdinit se cdo prind mban përgjegjësi për veten dhe fëmijën e tij dhe se vajzat janë sqaruar e se asnjë fije floku nuk do ti preket askujt, citon top-channel.
Ndërsa psikologia e këtij institucioni arsimor është mjaftuar me fjalën e Eralbës që i ka thënë se ndihet mirë dhe se nuk do që kjo çështje të diskutohet në klasë, ndaj nuk ka bërë hapa të mëtejshëm. Mamaja e Eralbës, gjykon se çështja e fëmijës së saj nuk është shqyrtuar me drejtësi ndaj në një ankesë drejtuar platformës Shqipëria që duam , kërkon shkarkimin e drejtoreshës.
Azete Sejdini: Unë jam shumë e zhgënjyer. Nuk është marr asnjë masë. Kam frikë si do shkojë situata e jam detyruar të lë punën që të shoqërojë cdo ditë vajzën!!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!