Linda Halimi dhe partneri i saj, reperi amerikan Big D janë ndër çiftet më të përfolura.
Advertisements
Ata janë shumë aktive në rrjetet sociale, gjë që nuk ka ndodhur kështu së fundmi. Kjo ka bërë që ndjekësit të ngrenë dyshime se romanca mes çiftit ka marrë fund.
Por Linda ka treguar se nuk është aspak kshu dhe madje qesh me lajmet që lexon.
Advertisements
Ndërsa foli edhe për ofertat që i vijnë nga burrat e moshuar, duke treguar se i kanë ofruar deri në 10 mijë dollarë për 1 javë.
“Sugar daddy më ofrojnë çdo ditë. Femrat që postojnë fotografi në rrjetet sociale, merr oferta të tilla. I shikoj mesazhet bashkë me burrin, i them: Shiko më kanë ofruar 10 mijë dollarë për 1 javë. Por kjo s’shkakton probleme midis nesh. Është miku im më i ngushtë. Bëjmë shaka për të tilla gjëra, sidomos kur dalin lajmet për divorc.
Ndoshta ngaqë nuk publikoj foto me të në Instagram. Është person privat, jetën e përditshme s’ma di askush. U bë shumë tepër ekspozim, sikur çfarë kam bërë. Çdo ditë zgjohemi me lajmet që jemi nda. Kemi 11 vite bashkë. Sekreti është miqësia dhe komunikimi. Mundohemi të bëjmë gjëra interesante, të dalim si familje, të ikim diku, sidomos me vajzën. Mundohemi të mos e zbehim romancën, ai është person aventurier dhe unë po ashtu kam qejf të dal, të udhëtoj. Kjo ka bërë që të jemi bashkë, se di si po më duron”, zbuloi Linda Halimi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!