“Më çau në fytyrë dhe gjoks”/ E kaluara e errët e vrasësit të fëmijës në Fier, si e rrëmbeu adoleshenten në vitin 2016

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin ditën e sotme ku Klodian Çalamani, rrëmbeu dhe më pas vrau fëmijën 8-vjçar.

Advertisements

Bëhet me dije se në vitin 2006 Çalamani kishte rrëmyer për 20 minuta fqinjen e tij 16-vjeçare bashkë me shokun e Florian Vasiu në atë kohë 25-vjeç.

Një vajzë 22-vjeçare nga fshati Grecalli e rrethit të Fierit, nuk do ta harrojë tmerrin që përjetoi nën dhunën e dy fqinjëve të saj, që më shumë i ngjan një filmi horror.

Advertisements

Rrëfimi: “Ç’ju kam bërë, çfarë problem keni me mua?!” Ajo ka tentuar sërish të dalë, por Klodiani i është përgjigjur se ajo nuk do të ikte nga aty dhe e ka shtrënguar me njërën dorë në fyt”

Vetëdëmtimi – “Klodian Çalamanika marrë një shishe birrë dhe e ka qëlluar drejt e në kokë Nertilën, e cila i është shmangur. Agresori ka marrë copat e qelqeve dhe ka çarë trupin e tij e fytyrën”

Si ndodhi ngjarja në vitin 2012:

Shkak i kësaj ngjarjeje ishte bërë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës atëherë 16 vjeçe, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier.

Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e kishte takuar atë duke i thënë që të mos e shqetësonte më të dashurën e tij.

Në këtë kohë ka ndërhyrë Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Dy të rinjtë u dënuar nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po ti Lul nuk shan?”/ Rama pranon audio-përgjimin: Ishte një bisedë private, por ti je…
Artikulli tjetër“Para 20 vitesh ka përdh*nuar një vajzë”/ I riu ‘shpërthen’ kundër monstrës në Fier: Bëni mirë ta vrisni, mos e fusni në burg.