Me 258 km/h, Gjiko tregon detaje për aksidentin e frikshëm në tunelin e Kalimashit

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Advertisements

Ai ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në karrierën e tij, ku ndër to ka cekur edhe gushtin e vitit 2017, ku jeta e tij ishte në fije të perit.

Advertisements

Bëhet fjalë për një aksident të madh me veturë, të cilin e kishte pësuar gjatë një udhëtimi me menaxhmentin e tij rrugës për në Shëngjin.

Reperi me prejardhje nga Peja ka bërë të ditur se në momentin që ka ndodhur aksidenti, vetura ku ai ndodhej ishte duke lëvizur me afro 260 kilometra në orë.

“Ai ka qenë duke vozitur edhe ka qene fiks 258 kilometra në orë [në tunel], edhe unë ia kam vendosur telefonin te fytyra sepse doja të incizoja, edhe ai nuk ka pasur shikueshmëri të mirë”, tha fillimisht Gjiko.

Por reperi i hitit “Si me def”, u shpreh se nuk ka qenë kjo arsyeja se pse është shkaktuar aksidenti.

“…por nuk është ajo se pse ka ndodhur aksidenti. Aksidenti ka ndodhur sepse në korsinë tjetër ka qenë një veturë-marimangë me timon anglez, që nuk ka më së pari të drejtë ta vozitë atë veturë te ne sepse nuk është e bërë për këtu dhe ka qene duke e vozitur një djalë 18 vjeçar, edhe ai vetëm na është futur në korsi dhe sot e asaj dite nuk e di se pse është futur në korsi, sepse nuk ka pasur veturë përpara as anash, ai veç është futur edhe aty kemi ‘fluturuar’ në plot kuptimin e fjalës”, tregoi Gjiko.

Tutje, reperi u shpreh se të gjithë kishin shpëtuar pa lëndime ani pse vetura ishte demoluar plotësisht, ndërkohë që ai menjëherë ishte interesuar të gjente një veturë tjetër, që mos te humbiste koncertin e planifikuar. /Telegrafi/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA besoni në mrekulli? Ishte në koma e prekur me Covid, gruaja zgjohet ditën që do t’i hiqeshin aparaturat që po e mbanin gjallë
Artikulli tjetërMposhti francezin dhe mbrojti titullin, Florian Marku bën njoftimin e rëndësishëm