Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi janë 2 mungesat në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit parlamentar të PD.
Advertisements
Bylykbashi prej kohësh ishte rreshtuar në radhët e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa Vokshi e ka marrë një vendim të tillë pasi Basha hapi garën për të zgjedhur zëvendësen e saj në Forumin e Gruas të PD-së.
Mbledhja e kryesisë së Grupit parlamentar të PD ka nisur rreth orës 18:00 të ditës së sotme për të diskutuar zhvillimet e fundit, pas shpalljes së zgjedhjeve të reja për drejtuesin e forumit rinor dhe grave, por edhe për aksionin opozitar në parlament.
Advertisements
Në fillim të mbledhjes Basha u ka kthyer përgjigje kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi dhe kryetares së LDGSH-së, Albana Vokshi pasi akuzuan kryedemokratin për uzurpim me vendimin për shpalljen e garës për drejtuesit e rinj të këtyre dy forumeve. Përpos kohës së Sali Berishës, Basha tha se ka përfunduar edhe koha e mandateve të skaduara, referuar dy forumeve, ndërsa akuzoi se janë përdorur për interesa personale.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!