Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19.
Advertisements
Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 1 mijë e 600 mostrave. Nuk janë regjistruar vdekje në 24 orët e fundit, ndërsa janë shëruar 17 pacientë.
“Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vd ekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419. Në total numri i rasteve aktive është 440”, thuhet në njoftim.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!