Janë ulur rastet e infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Fatmirësisht në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Advertisements
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa dje u raportuan 17 raste.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.
Advertisements
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
18 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.
Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i v de kjes
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.
Në total numri i rasteve aktive është 400.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!