Lajmi fundit/ Covid bën ‘kërdinë’ në Shqipëri, rriten frikshëm vdekjet dhe rastet e reja në 24 orë

Rriten shifrat e COVID-19 ne vendin tone. Ne 24 oret e fundit jane regjistruar 587 qytetarë të infektuar dhe 7 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Advertisements

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Advertisements

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki:
289 në Tiranë, 30 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 22 në Durrës, 19 në Berat, 16 në Vlorë, 13 në Korçë, 11 në Kavajë, 10 në Kamëz, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Patos, Gjirokastër, Pogradec,

nga 7 qytetarë në Dimal, Mallakastër, Kurbin, 6 në Himarë, 5 në Vorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Libohovë, Roskovec, Bulqizë, Krujë, Pukë, nga 2 qytetarë në Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Selenicë, Përmet, Devoll, Kolonjë,

nga 1 qytetar në Librazhd, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, Dibër, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.
Janë 8,317 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:

një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 587

Të shëruar në 24 orë 696

Të shtruar në spitale 166

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3662

Testime totale 1,355,929

Raste pozitive 193,856

Raste të shëruara 182,535

Raste Aktive 8,317

Humbje jete 3,004

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4413

Fier 822

Gjirokastër 479

Durrës 455

Shkodër 450

Berat 406

Vlorë 392

Elbasan 340

Korçë 240

Lezhë 171

Dibër 79

Kukës 70

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Vendimi më i vështirë i jetës sime!”/ Taulant Xhaka tërhiqet zyrtarisht nga kombëtarja, Letra emocionuese për tifozët dhe mesazhi për FSHF-në
Artikulli tjetërI fundit/ Lëkundje tërmeti ndihen në Shqipëri, ja ku e kishte epiqendrën