Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë.
Advertisements
Një furgon i mbushur me nxënës ka pësuar aksident dhe për pasojë mësuesja dhe 13 prej tyre kanë përfunduar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Burime për Noa.al bënë me dije se rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxënës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.
Advertisements
Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!