Qyteti i Fierit dhe të gjithë shqiptarët mbrëmjen e sotme u tronditën nga vrasja makabër e 8-vjeçarit nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.
Advertisements
Në lidhje me këtë ngjarje tronditëse ka reaguar dhe gazetari Blendi Fevziu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa që historia e vogëlushit të pafajshëm mos pasohet nga krime të tjera.
Fevziu shton se kjo ngjarje meriton nëj reflektim të plotë dhe organet përkatëse duhet të merren me indetifikimin e të gjithë personave të rrezikshëm.
Advertisements
“Nje femije 8 vjecar, krejtesisht i pafajshem, ka munguar sot ne shkolle. Engjelli i vogel eshte rrembyer, vrare dhe groposur nga fqinji i tij, me gjase nje i semure mendor, por edhe nje kriminel perserites. Pertej te qenit nje krim makaber, nje ngjarje e tmerrshme dhe nje vrasje tejet troditese, ajo eshte nje kembane per shoqerine tone. Detajet nuk kane dale ende, por nuk eshte ngjarja e pare e ketij lloji. Kur i hyn me ne thellesi befas zbulon qe vrasesi dhe krimineli, ka kryer edhe here te tjera tentativa te ngjashme. Dhe e kane ditur te gjithe, lagjia, komshinjte, policia dhe drejtesia qe me gjase e ka lene te lire.
Pa dashur te akuzoj askend, ngjarja meriton nje reflektim te plote, nje ndeshkim te te gjithe fajtoreve dhe nje identifikim te gjithe personave me rrezikshmeri te tille. Po nuk ndodhi kjo, ky vend sdo te gjeje me kurre qetesi. Dhe vrasesit do te vertiten rrugeve, ndersa toleruesit apo ata qe i lirojne do te vijojne te gezojne parate e pista me te cilat kane marre vendimin. Qe historia e vogelushit 8 vjecar te mos pasohet nga krime te tjera, duhet te bejme presion te gjithe. (P.s kete thame edhe ne ngjarjen e tmerrshme te dikurshme te Palases, por vec nje impenjimi 2 – 3 mujor, e gjitha u harrua).
ENGJELLI I VOGEL DHE I PAFAJSHEM U PREHTE NE PAQE!”, shkruan Fevizu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!