Ky shtet europian do të jap 500 euro pagë mujore për të rinjtë e papunë, ja kriteret që duhet të plotësojnë

Presidenti francez Emanuel Macron ka zgjedhur t’iu prezantojë një “dhuratë” sot të rinjve të papunë nga mosha 16 deri në 26 vjeç, duke iu dhënë një pagë mujore prej 500 eurosh.

Advertisements

Një mënyrë kjo shumë efikase për të joshur të rinjtë një vit para zgjedhjeve presidenciale. “Kontrata detyruese për të rinjtë” do të hyjë në fuqi më 1 mars 2022.

“Të rinjtë që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë kompensim mujor prej 500 eurosh . Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur “15 deri në 20 orë mbështetje në javë për të zbuluar një profesion, për t’u trajnuar dhe për të gjetur një punë. Mesazhi i drejtohet ‘brezit të ri që jetoi në pandeminë e epokës së lirisë, atyre që po mobilizohen për krizën klimatike dhe atyre që shkruajnë për të ardhmen e Francës”, shkruan Macron me një postim në Facebook.

Advertisements

Franca mban zgjedhjet presidenciale vitin tjetër dhe Macron e ka shprehur hapur ambicien për një rikandidim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFifi zgjidhet e preferuara e publikut në Big Brother VIP
Artikulli tjetër‘E kam shok, por jam xheloze’, Fifi dhe Semi sherr për Granitin