Kush ja vuri flakën shtëpisë së Klodian Çalamanit? Dalin pamjet

Këto janë momentet kur dy persona, që duken të rinj në moshë i afrohen shtëpisë së Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në Fier dhe i vënë flakën.

Advertisements

Pamjet janë siguruar nga kamerat e sigurisë pranë shtëpisë së Çalamanit, të cilat i ka siguruar emisioni “Me zemër të hapur”. Në atë banesë ndodhi dhe krimi makabër pasi u gjet i groposur disa orë pas zhdukjes 8-vjeçari Mateo Vasiu.

Advertisements

“Kishim vënë kamera të enjten në mëngjes për të parë lëvizjet. Klodian Çalamani nuk ka qenë i vetëm në krim. Të hedhësh baltë dhe të akuzosh është shumë e rëndë. Fakte konkrete nuk kemi, është thjesht dyshim.

Me këtë gjë të merren organet kompetente. Ne si njerëz mund të aludojmë dhe të flasim shumë gjëra, ata që janë ekspertë t’i shkojnë kësaj ngjarjeje dhe jo të heshtin. Janë dy persona që me diçka në dorë, pishtarë apo bidonë shkojnë në banesë dhe i vënë flakën. Policia nuk i ka marrë këto pamje”, tha halla e Mateos.

Të vendosur mes dyshimeve se ka qenë familja që i ka vënë zjarrin shtëpisë së autorit për të humbur gjurmë nga krimi, ajo u shpreh më tej se familja nuk i njeh këta persona dhe se është shumë e rëndë që janë ngritur akuza të tilla.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVrau me gjakftohtësi kushërirën e tij, Gjykata anulon dënimin për shqiptarin (EMRAT)
Artikulli tjetërI fundit/ Toka nuk gjen qetësi, lëkundje të forta tërmeti