Kush është SAIMIR KUÇI, grabiti Ambasadën Daneze, biznesmenit i mori kasafortën me 600 milionë lekë, pjesë e “Hijeve të Natës”

Saimir Kuçi, është arrestuar sot nga FNSH-ja gjatë një operacioni që ka nisur prej orës 04.00 të mëngjesit dhe vijon dhe tani. Ai po mbahet në Policinë e Tiranë dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Krujës, pasi është autor i dyshuar i grabitjes dhe dh unimit të biznesmenit Nazmi Çangu, në Fushë Krujë disa ditë më parë.

Advertisements

Po kontrollohen imtësisht disa shtëpi dhe objekte të tjera në zonën e Astirit, Kombinatit dhe Fushë Mëzezës, shkruan newsbomb.al.

Saimir Kuçi është i skeduar nga autoritetet pasi është përfshirë dhe në disa ngjarje të tjera kriminale, kryesisht në fushën e vjedhjes me dhunë. Në kërkim është dhe Artan Kurti (Prenga) pasi nuk është gjetur në shtëpi pas kontrolleve të FNSH. Kurti cilësohet si kreu i grupit të gabritjes së biznesmenit Çangu.

Advertisements

Kush është Saimir Kurti, i dënuar nga Krimet e Rënda në 2011 si pjesë e grupit të grabitësve “Hijet e Natës” – Më poshtë, goditja e grupit për herë të dytë, në vitin 2018, dhe kronologjia e gjithë grabitjeve

Operacioni “Forca e Ligjit” ka goditur në Qershor 2018 një grup kr iminal që grabiste kasafortat e bizneseve në kryeqytet dhe disa qytete. Në pranga kanë rënë pesë persona, mes tyre një ish-oficer policie, dhe Gjon Pelivani i njohur si armik i Shullazit, të gjithë të dënuar më parë për vjedhje. Ish-oficeri është Engrid Hënaj, i arrestuar më parë, pasi komunikonte me një person të shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine.

Të arrestuarit, sipas policisë lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Ata kanë kryer 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e ar mëve. Ndërkohë që janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve.

Grabitjet kanë nisur nga prilli i 2017 deri në qershor 2018, kur janë realizuar tre të tilla, nga 11 në total.

Dy anëtarët e grupit “Hijet e Natës” vodhën ambasadën daneze

Elton Lika dhe Saimir Kuçi, të arrestuar nga policia e Tiranës në qershor 2018 konsiderohen si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash, të cilët do të arrestoheshin për herë të parë me 13 dhjetor të 2009 për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvënie.

Elton Lika i njohur edhe me emrin “Fajton” është një nga autorët e supervjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, të cilit i morën në banesë kasafortën me 340.000 Є, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009 në një apartament në katin e nëntë të një pallati të ri në rrugën “Hamid Shijaku”. Të dy këta persona janë arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kuadër të grupit kr iminal “Hijet e Natës” dhe në maj 2011, Lika dhe Kuçi janë dënuar respektivisht me 12 vjet dhe 11 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me dhunë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Pesë Gjyqtarë të Krimeve të Rënda të kryesuar nga gjyqtari Bardhyl Dhamo në 2011, i vlerësuan të provuara akuzat e Prokurorisë ndaj të rinjve për vjedhjen e shumave të majme në banesa, në zyra biznesesh, si edhe në Ambasadën Daneze në Tiranë. Pas daljes nga qelia, Kuçi dhe Lika janë përfshirë sërish në vjedhjen e kasafortave.

Grupi profesionist që vepronte në disa qytete

Gjatë hetimeve që janë udhëhequr nga prokurorja e Tiranës Danjela Sulaj, kjo e fundit ka konstatuar se grupi kishte kohë që vidhte biznese të ndryshme në qytete të ndryshme të vendit. Më konkretisht ata kanë regjistruar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve. Ndërkohë dy drejtuesit e grupit Elton Lika dhe Saimir Kuçi qëndronin më të tërhequr, por në fakt ata ishin ideatorët e çdo plani për të grabitur biznese si supermarkete, shoqëri imobilare dhe zyra të shoqërive të ndërtimit.

Të arrestuarit në vitin 2018 janë;

– Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me ar më

– Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me a rmë

– Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje

– Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje

– Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje

Grabitjet e kryera nga grupi k riminal

– në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me ar më filiali bankës në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.

– në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.

– në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.

– në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me a rmë një mobileri.

– në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.

– në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.

– në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.

– në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.

– në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.

– ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.

– në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

Grupi i parë në 2011

Elton Lika

Sulejman Bakalli

Sajmir Kuçi

Admir Burri

Dritan Duka

Taulant Mataj

Euklid Habili

Drinald Mataj

Akuzat në 2011

“Grup i strukturuar kriminal”/ “Vjedhje e pasurise me shume se nje here, me pasoja te renda, ne disa raste, nje rast i ngelur ne tentative”, “Fallsifikim te leternjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Kryerja e krimeve nga grupi i strukturuar kruiminal”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlasin çokollatat në “Big Brother Vip”/ Drejt krijimit të një çifti, flirte dhe ngacmime, konkurrenti mesazh të qartë
Artikulli tjetërI fundit/ Gjendet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i zhdukur prej datës 20 tetor