Kush është personi i dytë i përfshirë ? “Misteri” i vràsjes së Mateos, flasin banorët e fshatit: Ditën që ndodhi, isha duke punuar pas shtëpisë…(VDIEO)

Familjarët e 8-vjeçarit kanë hedhur dyshime që një person i dytë ka dijeni për vr asjen e Mateos i cili dyshohet se është përfshirë në ngjarjen e rëndë ku Klodian Çalamani i mori jetën vogëlushit .

Advertisements

Banorët e fshatit gjatë prononcimit për “Fax Neës” janë ende të shokuar për ngjarjen. Komshinjtë me Klodian Çalamanin pohojnë se ditën e ngjarjes nuk kanë dëgjuar asnjë britmë të vogëlushit.

Si po e përjetoni këtë ngjarje? “Nuk na ka ikur mërzia, kemi një gur brenda. Qysh qe dhe qysh nuk qe ne nuk dimë gjë s’kemi parë asgjë”, thotë e moshuara.

Advertisements

“Ne po punonim zhavorr sepse po ndërtoj një dhomë andej mbrapa, se çfarë u bë nuk e di fare. Ne flasim me gjithë komshinjtë, nëse do të ngatërrosh tjetrin e bën kur të duash por ne nuk pamë asgjë”, tha komshiu.

Familjarët thonë që ka të tjerë që janë përfshirë? “Atë le ta nxjerrin vetë ata që e kanë, mos na ngatërorjnë kot, cdo njeri e di vetë. Ne skemi dëgjuar fare. Unë kam qënë në shtëpi, fëmija nuk është dëgjuar fare të bërtasë”, tha banori i fshatit.

Kujtojmë që ditën e djeshme tezja e Mateos deklaroi se një person brenda shtëpisë mund të jetë përfshirë në krimin e rëndë, pasi ajo thotë se sytë e 8-vjeçarit kanë parë diçka sekrete. Ajo thotë se për të fshehur ngjarjen i është marrë jeta 8-vjeçarit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjendet pajisja në qelinë e Admir Tafilit, modemin e kanaleve televizive e ktheu në “telefon”, çfarë zbuloi SPAK nga përgjimet(Detaje)
Artikulli tjetërE dhimbshme! Në Stamboll për të festuar ditëlindjen, çifti shqiptar mes viktimave nga aksidenti në Bullgari