‘Kur do dal nga kjo histori?’, nëna dhe motra e Adelina Sejdinit ndërpresin emisionin, tregojnë fjalët e fundit të saj

Historia e dhimbshme e Adelina Sejdinit, shqiptares së trafikuar në Itali që i dha fund jetës pasi nuk gjeti kurrë mbështetje nga shteti italian u trajtua në një emision televiziv.

Advertisements

Ndërsa Gulia, një prej mikeshave të saj ishte duke ndarë më shumë detaje nga jeta e së ndjerës, nëna dhe e motra e Adelinës i kërkuan live Bietës të bëheshin pjesë e programit.

Nëna e saj mohoi që të mos kishte kontakte me të bijën, madje sipas saj, familja e ka mbështetur deri ditën e fundit të jetës.

Advertisements

“Alma ka qenë prezente në familjen time dhe askush s’ i ka mbyllur derën, por e kemi ndihmuar gjithnjë. Dy ditë para se të ndërronte jetë i kemi dërguar 200 euro se ishte në hotel dhe i kam thënë gjithnjë që unë kam ndihmuar të tjerët e jo më bijën time”, u shpreh ajo.

Ndërsa më vonë e motra ndau bisedën e fundit me Adelinën.

“Dëshira e saj ishte të shpëtonte nga sëmundja. Më thoshte: Motër kur të dal nga kjo histori, të heq qafe sëmundjen se s’ dua tjetër gjë në jetë… boll kam luftuar”, zbuloi e motra.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Nxehen gjakrat’ mes dy shteteve të fuqishme! Pas veprimit ekstrem të Rusisë, SHBA-ja lëshon paralajmërimin
Artikulli tjetërTrafiku i rënduar/ Policia Rrugore me ‘dorë të hekurt’, e pësojnë “Lamborghini” dhe 657 shoferë (VIDEO)