“KARREMI”/ Nga “Bella” e Astirit tek ish-Miss Skrapari, si i çuan para plumbave vajzat “misterioze” të dashurit e tyre

Disa prej ngjarjeve kriminale që jane shënuar së fundmi, qe kane ne thelb banda kriminale, kanë patur edhe “karremet” e tyre të ngritura nga femra “të panjohura” mirë, me të cilat viktimat kanë pasur lidhje dashurie për pak ditë.

Advertisements

Rasti më i fundit që ndodhi pak ditë më parë në Astir ku u ekzekutua me breshëri plumbash Erigers Mihasit dhe Armand Dumani. 32-vjeçari Erigers Mihasi, i cili u vra në një atentat me armë zjarri bashkë me shokun e tij, kishte pak kohë që frekuentonte xhaminë, duke lënë pas të kaluarën e tij të errët dhe duke iu përkushtuar besimit islam.

Advertisements

Në dosjen e policisë, dyshohet se një vajzë ka patur rol të rëndësishëm në vrasjen që tronditi Astirin. Mësohet vajza 20-vjeçare nga Lushnja, dyshohet të ketë shërbyer si personi “karrem”, që ka ndihmuar autorët për t’ju afruar dhe më pas ekzekutuar dy të rinjtë. Vajza thirrej nga shokët si “Bella”, studente e arkitekturës në Tiranë vetëm 20-vjeçe.

Gjatë kohës kur Mihasi është larguar drejt Francës, dy të rinjtë kanë pasur vetëm lidhje virtuale duke komunikuar në telefon. Pasi është larguar nga Franca, Mihasi ka ikur në Gjermani dhe dy ditë para se të vritej në Astir ka ardhur në Shqipëri. Për ardhjen e tij në Shqipëri mësohet se ka patur informacion edhe “Bella”. Dy të rinjtë janë takuar me njëri tjetrin disa orë para se Mihasi të vritej, pak para atentatit ajo ka zbritur te Komuna e Parisit.

Adiola Lakra “karremi” për vrasjen e Hekuran Billës

11 qershor 2020/ Por rasti i “Bellës” nuk është i vetmi, Adiola Lakra, 27-vejçarja që u bë e njohur për publikun shqiptar si kurthi i Hekuran Billës. Adiola Lakra kishte një lidhje me Billën dhe i kërkoi një takim pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit “BMË X6”, nga ekzekutori Viktor Marku dhe Sebastian Mali.

Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, ishte një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative” dy herë si dhe “Plagosje me dashje”.

Ish Miss Skrapari fut në kurth Marsel Sotirën

(Klodian Saliu vrasësi i Marsel Sotirës)

22 gusht 1999/ Edhe Marsel Sotirës që u ekzekutua përmes një karremi, ishte pikërisht vajza e zgjedhur si më e bukura e Çorovodës, ish-Miss Skrapari, Valbona Jaho.

Valbona Jaho, në atë kohë 17 vjeçe, do të rrëfente me gojën e saj përpara grupit hetimor se si nga e dashura e Klodian Saliut, një nga ekzekutorët e Marsel Sotirit, do të shtrëngonte duart me këtë të fundit, për t’i bërë ‘gropën’, brenda pak orësh.Punonjësi i Doganave, Marsel Sotira ishte vënë në ‘shënjestrën; e bandës së Durrësit dhe duhet që patjetër ta hiqnin qafe. Duke qenë se ai i kishte shpëtuar një atentati, kishte marrë hak duke vrarë dy anëtarë të bandës dhe më pas lëvizte me makina të blinduara e armë, djemtë e “bandës së Durrësit”, duhet të gjenin një tjetër mënyrë, për ta çuar në pritë.

Kështu, Saliu zgjodhi partneren e tij, Valbona Jaho, një bukuroshe nga Skrapari që për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe kërcënimeve që mori nga vetë i dashuri i saj, e la veten në duart e bandës së Durrësit. Valbona ishte matur t’i tregonte Marselit për kurthin që po i përgatitej, por vetëm kur mendonte kërcënimet, tërhiqej./Alpenews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAfrimiteti me këngëtaren e njohur, trondit martesën 6-vjeçare të Sinan Hoxhës! Detajet e sherrit të madh me gruan pas …
Artikulli tjetër“Jam aktorja më e paguar” Sa lekë mori Anna Lika për skenat e seksit me Drilon Hoxhën?