Me qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në rrugën e Arbrit, e cila u hap me pompozitet nga Qeveria, madje pak ditë më parë ministrja Belinda Balluku u shpreh se kishte studiuar dhe kishte dalë në konkluzionin se rruga nuk do të mund të përdorej vet 5 ditë në vit për shkak të motit të keq.
Advertisements
Nuk dihet nëse nga studimet e ministres, një nga këto 5 ditë ishte kjo e sotmja, por pamjet e mëposhtme tregojnë se disa qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në rrugë, jo nga dëbora, por nga breshëri.
Advertisements
“Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment I rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.
Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).
Kjo është Qeveria e Show-ve e reklamave dhe tamtameve.
Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit”, shkruan Xhemal Gjunkshi, ish-deputet i PD.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!