Merret vendimi/ Të gjithë mjekët, infermierët dhe farmacistët në vend duhet të bëjnë provim për të marrë licencën

Profesionistët e mjekësisë janë ata që do të testohen këtë herë. Sipas kuadrit ligjor, para se të marrin liçencën si fillim duhet të testohen. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka përcaktuar muajt dhjetor-janar në dispozicion të bluzave të bardha, mjekë, farmacistë, stomatologë, infermierë, mami, logopedë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie e logopedie.

Advertisements

Ne faqen e saj zyrtare është dhënë njoftimi për afatin, si dhe kushtet e provimeve për të cilat duhet të jenë në dijeni më parë kandidatët që futen në sezonin XXI të provimeve të shtetit. Aktualisht QSHA po bën gati listat e kandidatëve me emrat dhe përbri tyre datën e saktë dhe orarin e provimit, i cili është shumë me rëndësi, pasi mosrespektimi i tij, çon në penalizimin e kandidatit për t’u futur në provim.

Kështu, ai nuk ka mundësi as të kërkojë për një vend pune e as fatura e paguar prej 10 mijë lekësh nuk i kthehet. Që të mos përballet me këto pasoja, kandidati që e gjen veten në listë duhet të paraqitet në ambientet e QSHA-së 30 minuta para orës së paracaktuar me kartë ID me vete, kopje të saj, si dhe faturën origjinale me vulën përkatëse të pagesës së tarifës për pjesëmarrjes në provim.

Advertisements

“Kandidatët që nuk paraqesin dokumentet e mësipërme nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se orari do të jetë i përcaktuar për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së”, saktëson me bold QSHA në njoftimin e saj zyrtar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEkspertët të shqetësuar, varianti Omicron mbërrin në shtetin evropian më shpejt se sa mendohej
Artikulli tjetërArjan Dodaj emërohet nga Papa Françesku Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit, reagon Edi Rama