Vrasja e të miturit në Itali, çfarë e alarmoi para ngjarjes së rëndë nënën shqiptare

“Engjëll i vogël do të jesh gjithmonë në zemrat tona“. Kjo është një nga pankartat që është shpalosur pranë shtëpisë së 10-vjeçarit Matias, me nënë shqiptare dhe baba polak, i cili e vr au me thikë dy ditë më parë në Viterbo.

Advertisements

I gjithë komuniteti është prekur nga ngjarja e rëndë duke i shprehur ngushëllime dhe mbështetje nënës së fëmijës, Mariola Rapaj.

Gruaja shqiptare ishte në punë në momentin që ish-partneri i saj u arratis nga spitali COVID duke shkuar në shtëpi dhe vrarë djalin e tij. Bazuar te dëshmitë e nënës, mediat italiane shkruajnë se djali nuk i përgjigjej në telefon dhe për këtë arsye e alarmuar, Mariola vrapoi drejt shtëpisë ku e gjeti të vde kur.

Advertisements

Dinamika e krimit ende nuk është saktësuar nga autoritetet italiane, pasi nuk dihet se kush ia hapi derën Mirko Tomkows, djali, që nesër do të përcillet në banesën e fundit apo polaku kishte çelësin e apartamentit.

Drejtoresha e shkollës së Matias thotë se institucioni nuk ishte në dijeni të dinamikës delikate familjare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRezultatet e fundit i kushtojnë shumë Shqipërisë, ja në çfarë pozicioni ndodhet Kombëtarja në renditjen e FIFA-s
Artikulli tjetërTola e Përputhen flet për herë të parë: Kam një vajzë 4 vjeçe