I shënoi 3 golësh kombëtares tonë, Kane: Topin e ‘tripletës’ me Shqipërinë po e ruaj për fëmijët! Nuk do iu shkojë mendja ku po e mban

Herri Kejn shënoi 7 gola në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Anglisë në Botëror, kundër Shqipërisë dhe San Marinos, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në gjithë historinë e eliminatoreve të Kupës së Botës dhe duke u larguar me topat e ndeshjes si suvenir.

Advertisements

strakosha kejn

Kapiteni i “Tre Luanëve” e mbylli me 12 gola kundër rivalëve të Grupit I. 28-vjeçari, i cili u ngjit në kuotën e 48 golave në karrierën me përfaqësuesen, -5 nga rekordmeni Uejn Runi, tregon se nuk do të kënaqet derisa të vendosë rekordin e ri.

Advertisements

“Është një ndjesi fantastike. Këto janë bonuset kur ti fiton me goleadë. Të jesh mes këtyre legjendave të Anglisë është fantastike. Jam shumë krenar sa herë shënoj me fanellën e përfaqësueses. Shpresoj që të vazhdoj ta bëj edhe për shumë vite të tjera dhe të bëjmë një vit të madh në Katar. Por, marr me vete një tjetër top. Fëmijët do ta shijojnë. Unë i vendos në një kuti xhami, i ruaj dhe kur të rriten fëmijët, shpresoj që t’i përdorin për t’u motivuar”, tha Kejn.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA do të kemi shtrëngim të masave? Flet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
Artikulli tjetër‘Nesër dita e madhe, i kam sytë xixa!’/ Zbardhen përgjime të reja nga dosja ‘Taçi’, milionat që do t’iu ndaheshin ministrave