I fundit/ Greqia rikthen pensionet “300 euro” në Shqipëri

Greqia pritet të rikthejë pensionet për ata që vetëshpallen minoritarë grekë në Shqipëri pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje për shkak të krizës së thellë ekonomike që kaloi vendi.

Advertisements

Lajmin në lidhje me këtë e ka dhënë këngëtari me origjinë nga Shqipëria, Christos Mastora pas një takimi me kryeministrin grek Mitsotakis.

Këngëtari me origjinë nga Vodhina e Gjirokastrës shkruan se ka marrë garanci prej shefit të qeverisë greke për zgjidhjen e asaj që ata e quajnë “ngërç” me pensionet e të moshuarve që vetëshpallen grekë.

Advertisements

Greqia ka miratuar që në vitin 2019 disa ndryshime ligjore ku parashikohej pikërisht rikthimi i këtyre pensioneve, por deri më tani nuk ishte bërë asnjë hap konkret.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident i katërfishtë në Vlorë, ka të dëmtuar (pamje)
Artikulli tjetërNdryshojnë rregullat për hyrjen në Greqi? Ministria e Jashtme sqaron qytetarët