Është java e dytë e Nëntorit, dhe Paolo Fox sjell parashikimin e yjeve për datën 10 Nëntor, shenjat me fat, dhe ato që duhet të kenë kujdes mbi atë që mund t’iu ndodhë. Më poshtë parashikimi për secilën nga shenjat, përkthyer nga noa.al.
Advertisements
Dashi: Në dashuri, jetoni me kujdes atë që do t’ju ndodhë. Nga ana tjetër është koha për të planifikuar dhe investuar në të ardhmen tuaj.
Demi: Në dashuri, Hëna e kundërt kërkon që të jeni më të kujdesshëm. Megjithatë në punë jeni shumë të përqendruar dhe kjo sigurisht është një pikë në favorin tuaj.
Advertisements
Binjakët: Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit, bëjeni sot. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni çështje ligjore për të zgjidhur, duhet të prisni disa ditë.
Gaforrja: Në dashuri, kundërshtimi i Venusit ju bën të dyshoni. Megjithatë në punë ka ndryshime, përpiquni të planifikoni gjithçka me qetësi.
Luani: Hëna në opozitë këshillon maturi në aspektin e ndjenjve. Në punë përpiquni që të qëndroni të qetë pasi ka tension në ajër.
Virgjëresha: Në dashuri, nëse jeni në çift, mos u ndalni tani, veçanërisht nëse keni në mendje projekte të mëdha. Nga ana tjetër në punë duhet të përfshiheni, propozime do të ketë mjaft.
Peshorja: Në dashuri ju rekomandoj kujdes nëse keni të bëni me një person Gaforre, dhe jeni duke kërkuar konfirmim. Në punë është koha për të marrë vendime të rëndësishme.
Akrepi: Mos e humbni durimin në dashuri, Hëna është kundër saj sot. Në punë përpiquni që të qëndroni larg polemikave, zgjidhjet që kërkoni do të vijnë.
Shigjetari: Hëna në pamje të parë favorizon zemrat e vetmuara. Mos harroni që në punë do ketë ndryshime në horizont.
Bricjapi: Ditë interesante për ndjenjat sot, jini të hapur. Në punë duhet të filloni të mendoni sërish pozitivisht.
Ujori: Me Hënën në shenjë, dy ditët e ardhshme priten të jenë të rëndësishme. Në punë favorizohen djemtë që kanë për të kaluar një provë.
Peshqit: Hëna në shenjë këtë fundjavë, ju rekomandoj të planifikoni diçka të këndshme pikërisht tani. Në punë është koha që të ndërmerrni hapa të rinj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!