Në një moment jeni të dashuruar dhe krejt papritur jeni beqarë. Ndarjet s’janë gjithmonë dypalëshe dhe prandaj mund të ndiheni të vetmuar, të trembur dhe të braktisur. Disa njerëz e rimendojnë gjithë lidhjen dhe pyesin “po sikur” pa pushim. Disa të tjerë, kryesisht 4 shenja të zodiakut i kalojë këto faza shumë shpejt sepse ndarja është thjesht fundi që hap derën për një fillim të ri.
Advertisements
Dashi- Bie në dashuri me shikim të parë
Kur një Dash takon dikë e di që në fillim ç’do të ndodhë më vonë. Të sunduar nga Marsi, planeti i energjisë, Dashët vendosin me intuitë. Duke qenë se janë të nxituar dhe apasionantë nga natyra, kjo shenjë gjen shpejt dikë tjetër pas ndarjes.
Advertisements
Alvisa takim me Bashkimin në cepin e një pallati, publikohet videoja shantazhuese
Arjani debaton me Alvisën: Je skematike, bën viktimën, nuk ke ndjenja për Bashkimin
Nxënës dhe mësues të infektuar, Covid-19 mbyll shkollën e mesme në Borsh
Binjakët- I pëlqen emocioni i diçkaje të re
Të gjithë e dimë si janë binjakët, mërziten shpejt. Thjesht i pëlqen emocioni që i fal diçka e re, fluturat në stomak, ankthi i pritjes. Binjakët duan t’i përjetojnë sa më shpesh këto ndjesi dhe prandaj kur një lidhje merr fund s’kanë turp ta pranojnë se duan të bien në dashuri sërish.
Peshorja- I pëlqen të qenit në një marrëdhënie
Peshoret nuk mund të jenë beqare. Në fakt janë të dhënë pas partnerëve të çdo fushe, shoqe e ngushtë, partner biznesi, shoqe shkolle etj. Peshoret thjesht duan të gjejnë shpirtin binjak dhe të qenit single për një kohë të gjatë nuk i shërben këtij qëllimi.
Peshqit- Besojnë se dashuria shëron dhimbjet
Meqë janë të ndjeshëm dhe emocionalë, Peshqit i vuajnë shumë ndarjet. Kanë kaq shumë dashuri për të dhuruar, sa kur një lidhje merr fund, nuk dinë çfarë të bëjnë me veten. Ama dinë si të shohin anën pozitive të çdo situate. Peshqit janë gjithnjë të lidhur me romantikun që fshihet brenda tyre dhe janë të gatshëm t’i japin dashurisë një shans të dytë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!