Gjendet në plazhin e Vlorës krijesa gjigante 30 vjeçare, ja çfarë thonë specialistët

Një breshkë Careta Careta rreth 30 vjeçare është gjetur sot e ngordhur në plazhin e vjetër të Vlorës.

Advertisements

Breshka mendohet se mund të ketë disa ditë e ngordhur në det dhe më pas ka dalë në breg. Vërehet se ky është një fenomen i cili po shtohet së fundmi, pasi po shihet që breshka të tipit Careta Careta dalin shpesh në breg por dhe të ngordhura.

Dyshohet se breshka mund të ketë ngordhur nga plastika, pasi ajo kryesisht ushqehet me meduza (kandila deti) të cilat ngjasojnë me qese plastike në det, prandaj ka raste kur breshka gëlltit qeset të cilat i ngjasojnë me ushqimin.

Advertisements

Këto dy vitet e fundit shumë breshka kanë dalë të ngordhura në breg te detit, ndaj specialistet po bëjnë një studim të mirëfillte për të gjetur shkaqet.

Gjendet në plazhin e Vlorës krijesa gjigante 30 vjeçare,

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlas keq sherri me doreza metalike mes vajzave në Tiranë, ndërhyn me shpejtësi policia, arrestohet njëra prej tyre
Artikulli tjetër“Sapo isha vaksinuar”/ Avokati Spartak Ngjela tregon se si e kaloi Covid-19